Swisscontact Kosovo Podcast - Gati për tregun e punës
Swisscontact Kosovo Podcast sjell biseda, histori dhe perspektiva mbi zhvillimin ekonomik, punësimin, aftësitë profesionale dhe sipërmarrjen në Kosovë. Përmes diskutimeve me ekspertë, profesionistë dhe partnerë, podcasti trajton sfidat dhe mundësitë që ndikojnë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, gratë, bizneset dhe komunitetet. Podcasti realizohet në kuadër të Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) që zbatohet nga Swisscontact. Projekti synon të përafrojë zhvillimin e aftësive me nevojat reale të tregut të punës, duke punuar me ofrues trajnimesh, kompani dhe i...
Nga trajnimi te punësimi - aftësitë në CNC - Ylber Gjocaj, Aleksandër Bllagiq #5
Si mund të lidhen më mirë trajnimet profesionale me nevojat reale të tregut të punës dhe të krijojnë mundësi të reja punësimi?
Në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, të ftuar janë Ylber Gjocaj, QA Coordinator në SHEHU Academy, dhe Aleksandër Bllagiq, bashkëthemelues dhe drejtor i Gracanica Innovation Centre (GIC).
Biseda fokusohet në rëndësinë e aftësimit profesional në teknologjinë CNC, një fushë ku kërkesa për profesionistë të kualifikuar po rritet. Të ftuarit flasin për mënyrën se si programi është ndërtuar duke u nisur...
Tregu po ndryshon, por a po e ndjek arsimi të njëjtin ritëm? - Flandra Marmullaku #4
Si po ndryshon tregu i punës në Kosovë dhe a po arrin sistemi arsimor t’i përshtatet kërkesave të reja?
Në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Flandra Marmullakun, Co-Founder në Data4X, për hendekun mes arsimit dhe nevojave reale të tregut të punës.
Marmullaku flet për mungesën e profileve të specializuara, kërkesën në rritje për aftësi teknike, sfidat e aktivizimit të grave dhe të rinjve në tregun e punës, si dhe nevojën që orientimi në kar...
Pse praktika po bëhet po aq e rëndësishme sa diploma - Ideal Vejsa #3
Sa mjafton diploma për të qenë i gatshëm për tregun e punës dhe sa rëndësi ka përvoja praktike?
Në episodin e tretë të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Ideal Vejsën, CEO i Maden Group dhe përfaqësues i partneritetit mes Adapt Academy dhe projektit Matching Skills to Jobs – MSJ.
Vejsa flet për hendekun mes njohurive teorike dhe kërkesave reale të industrisë, rëndësinë e praktikës profesionale dhe nevojën që të rinjtë të zhvillojnë aftësi konkrete që mund t...
Data Science dhe AI: aftësitë që po kërkon tregu i punës - Arber Kryeziu #2
Data Science dhe Inteligjenca Artificiale po krijojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.
Në këtë episod të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, Fiona Xhema Troshupa bisedon me Arbër Kryeziun nga Makerspace Innovation Center për rëndësinë e aftësive në analizën e të dhënave, rolin e AI-së dhe mënyrën se si trajnimet praktike mund t’i përgatisin të rinjtë për profesionet e së ardhmes.
Diskutohet gjithashtu programi Data Science me Intelig...
Melita Ymeraga - Kontabiliteti, aftësitë profesionale dhe AI – si po ndryshon rruga drejt tregut të punës? #1
Si po e ndryshojnë teknologjia dhe inteligjenca artificiale profesionin e kontabilistit dhe çfarë aftësish kërkon sot tregu i punës?
Në këtë episod të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, moderatorja Fiona Xhema Troshupa bisedon me Melita Ymeragën nga Melita & Partners për transformimin e profesionit të kontabilitetit, rëndësinë e aftësive praktike dhe rolin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale.
Ymeraga shpjegon pse njohuritë teorike mbeten bazë e rëndësishme, por nuk mjaftojnë pa përvojë praktike, aftësi digjitale dhe gatishmëri për të mësuar vazhdimisht. Biseda...