Ma Shqip me Flamur Vezaj

17 Episodes
Subscribe

By: Flamur Vezaj

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and...

#E19:A duhet të largohen Sylvinho dhe Foda?Çfarë gabimesh bënë në play-off?Duka,Tirana dhe lojtarët?
#19
Yesterday at 4:14 PM

Në episodin e radhës flasin ish-kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli dhe gazetari Sali Juniku nga SHBA për performancën e Shqipërisë dhe Kosovës në play-off, gabimet e trajnerëve Sylvinho dhe Foda, vlerësimin e futbollistëve, nivelin e kampionateve, rolin e Dukës dhe sfidat drejt kualifikimeve të ardhshme.
A duhet të largohet Sylvinho dhe Franco Foda pas ndeshjeve të play-off-it?
Analiza e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës: ku u gabua realisht Kosova surprizon me paraqitje të fortë, por humb nga detajet Shqipëria zhgënjen? 
Kritika për zgjedhjet dhe menaxhimin e...


#E18:Leonard Kerquki: “Shtabi i milionerëve”,kërcënimet me vrasje,ndarja me Buzhalën,Kurti, Osmani,Thaci.Flet Kerquki
#18
03/20/2026

Leonard Kerquki vjen me një rrëfim të fortë në Ma Shqip, duke zbuluar se në vitet 2016–2017 u kërcënua me vrasje për shkak të emisionit “Zona Expres”, ndërsa ishte nën mbrojtje të policisë. Ai tregon si ky emision ndikoi në opinionin publik dhe në politikën në Kosovë, duke hapur debat për krimin dhe korrupsionin.

Kerquki flet edhe për vrasjet e pazbardhura pas luftës, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së shërbimeve sekrete dhe ndikimin e Serbisë. Ai kritikon Gjykatën Speciale dhe e lidh atë me zhvillime politike pas pavarësisë së...


#E17:Faton Bislimi:LDK me “aksionarë”.Po Kurti,Thaçi e Osmanin?Tregon bisedat me Biden,Dole,McCain,Lantosh
#17
03/06/2026

Faton Bislimi rrëfehet për herë të parë pa doreza.
Flet për lobimin e shqiptarëve në SHBA dhe sa të dorëzuar janë sot, për takimet me Joe Biden, John McCain, Tom Lantos, Bob Dole dhe shumë kongresmenë amerikanë.
Tregon si është të punosh pranë Joseph DioGuardit prej rreth 30 vitesh, ku dëshiron ai të varroset dhe çfarë kërkon nga Kosova.
Bislimi paralajmëron mundësinë e një partie të re në Kosovë dhe zbulon prapaskenat brenda drejtuesve të LDK-së. Çfarë po bën qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë në SHBA?
Flet për Albin Kurtin dhe Vjo...


#E16:Kombi apo Feja? Islamofobia në SHBA, a preken vërtet shqiptarët?LGBTQ në xhami? Flet imam Gazmend Aga
#16
02/20/2026

Në episodin e radhës në Ma Shqip, i ftuar është imami Gazmend Aga, i cili flet hapur për sfidat e komunitetit musliman shqiptar në SHBA, rritjen e numrit të besimtarëve, krizat familjare dhe arsyet pse një në katër çifte shkon drejt divorcit.

Ai ndalet te roli i rrjeteve sociale, problemet ekonomike, martesa në xhami me fuqi ligjore, raporti mes kombit dhe fesë, toleranca fetare dhe fenomenet që po prekin shoqërinë shqiptare.

Në intervistë flitet edhe për Ramazanin, islamofobinë, të rinjtë dhe besimin, si dhe jepet një koment për dosjen Epstein dhe moralin në sho...


#E15:Avokatja Dea Çoka:Pse shqiptarët i drejtohen gjykatave në SHBA për divorc: Çfarë duhet të dini..
#15
02/06/2026

Në episodin e radhës në MA Shqip, ndiqni avokaten familjare Dea Çoko, e cila flet hapur dhe qartë për arsyet pse shqiptarët në SHBA i drejtohen gjykatave për divorc dhe çështje familjare.

Në këtë intervistë do të mësoni:
✔️ Cilat janë shkaqet kryesore të divorceve
✔️ Çfarë problemesh lindin gjatë procesit ligjor
✔️ Çfarë duhet të dini para se t’i drejtoheni gjykatës
✔️ Sa kushton një proces divorci në SHBA
✔️ Çfarë është urdhri i mbrojtjes dhe kur përdoret
✔️ Pse janë të rëndësishme kontratat paramartesore dhe pas martesës
✔️ Si trajtohen çështjet e fëmijëve në gjykat...


#E14:Ilir Ikonomi, nga Pekini te Zëri i Amerikës, rrëfen sekretet e Fan Nolit, djalin e Konicës...
#14
01/23/2026

Në këtë episod është i ftuar Ilir Ikonomi, i cili rrëfen për rininë e tij, tre dekada në gazetari, studimet në Pekin, kalimin te Reuters dhe më pas te Zëri i Amerikës.

Ai flet për intervistat me personalitete të mëdha ndërkombëtare, për trishtimin nga mbyllja e Zërit të Amerikës dhe për kërkimet e tij shumëvjeçare mbi figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Çfarë ka zbuluar Ikonomi për Esat Toptanin, Ahmet Zogun dhe Ismail Qemalin? Cilat janë sekretet e Faik Konicës dhe historia...


#E13:Analiza Flamur Vezaj: 12 minutat e arrestimit të Maduros dhe dosja Epstein,fotot me Trump e Clinton me vajza minorene
#13
01/09/2026

Analiza shteruese e Flamur Vezaj: 12 minutat e arrestimit të Maduros, detajet e operacionit në Venezuelë, kush e spiunoi, a ishte ndërhyrja për naftën, drogën apo ndikimin në Amerikën Latine; debatet ligjore e politike dhe reagimet ndërkombëtare, etj etj 

#lajmeshqip
Po ashtu, dosja e pedofilit Epstein: fotot me Trump, Clinton e të tjerë, u vra apo u vetëvra në qeli, pse u manipulua dosja dhe debatet e forta publike në media...


#E12:Hatixhe Berani Gerbeshi: Nga kampi i Bllacës në SHBA, refugjate me dy fëmijë, sot avokate e emigrantëve në Kaliforni
#12
12/26/2025

Në episodin e radhës në MA Shqip, rrëfen jetën dhe rrugëtimin e saj Hatixhe Berani Grbeshi. Ajo flet për vështirësitë e luftës në Kosovë, për ditët si refugjate në kampin e Bllacës në Maqedoni, ku mbërriti me dy fëmijë të vegjël, dhe më pas për rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë intervistë, ajo ndan historinë e jetës në SHBA si nënë e re me dy fëmijë, sfidat e integrimit, studimet në fushën e drejtësisë dhe rrugën e vështirë deri në m...


#E11:Bejleri, ultranacionalistët grekë e politika,flet Artan Hoxha dhe Eugen Beçi: Kush i vrau ushtarët në Peshkëpi?
#11
12/12/2025

Në këtë episod flasim për Masakrën e Peshkëpisë dhe shpalljen non grata të gazetarit Artan Hoxha.

A ka gisht Alfred Bejleri në këtë vendim sanksionues ndaj gazetarëve nga ultranacionalistët grekë dhe politika? Dhe shumë detaje të tjera.

Ndërkohë, flet për herë të parë edhe ish-prokurori Eugen Beçi, i cili mori të pandehur Alfred Bejlerin dhe persona të tjerë për masakrën dhe vrasjet në Postën Kufitare të Peshkëpisë.

Çfarë provash u gjetën, çfarë ndodhi me dosjen e zhdukur dhe detaje të tjera të pathëna.

Ndiqen


#E10:Hans Hysenaj,erdhi 13-vjeç nga Shqipëria, tani prokurori i parë shqiptar në Boston. Si ja doli?
#10
11/28/2025

Në episodin special të 28 Nëntorit, “Ma Shqip” solli një intervistë ekskluzive me prokurorin shqiptar në Boston, Hans Hysenaj – një histori suksesi që nis si emigrant 13-vjeçar dhe përfundon në një nga zyrat më të rëndësishme të akuzës në SHBA.
Prokurori flet hapur edhe për Shqipërinë: SPAK-un, korrupsionin, krimin e organizuar dhe sfidat e vendit, duke lënë të hapur mundësinë për t’u angazhuar një ditë edhe në atdhe.

Një rrëfim i sinqertë, i fortë, me detaje që nuk janë thënë kurrë më parë. Vetëm në MaShqip.com.

#prokurori #everyone #


#E9:Sinaloa dy kazino në Shqipëri, SHBA i bllokon! Artan Hoxha e Elton Qyno: Kush urdhërdhëroi vr*sjen e Danit!”
#9
11/14/2025

Në këtë episod flasim për sanksionet e SHBA ndaj familjes Hysa dhe lidhjet me rrjetin Sinaloa, dy kazinotë në Shqipëri dhe pastrimin e parave. Artan Hoxha dhe Elton Qyno analizojnë gjithashtu ekzekutimin e Gilmando Danit dhe kush dyshohet se dha urdhrin.
Na ndiqni në YouTube “MA Shqip me Flamur Vezaj” dhe në rrjetet sociale.


#E8: Fatmir Spahiu:Takimi me Albin Kurtin dhe pse pranova ofertën për ministër? Nuk ka komb kosovar!
#8
10/31/2025

Një intervistë ndryshe me Fatmir Spahiun (Bufin), aktorin dhe intelektualin e njohur të skenës shqiptare.
Ai flet pa doreza për gjithçka: pse pranoi postin e ministrit të Kulturës, takimin me Albin Kurtin, dhe rrëfen hapur për shoqërinë, fenomenet, “kombin” kosovar, shëndetësinë, mediat, filmin, shoqërinë civile, Akademinë e Arteve, aktorët, komeditë dhe korrupsionin.

Spahiu ndalet edhe te procesi në Hagë, jeta e tij në Beograd, Kosova para dhe pas luftës, si dhe kujton me respekt familjen Jashari, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Zikrija Canën dhe...


#E7: Ish-gjyqtari Klodian Rado: Vrasja e gjyqtarit është skandal! Si mund të emigrosh në Kanada?
#7
10/17/2025

Rrëfehet ish-gjyqtari Klodian Rado, sot ligjor në Kanada. Ai flet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, mungesën e sigurisë në gjykata, dështimet e reformës në drejtësi, vetingun me probleme, punën e SPAK-ut, si dhe mosveprimet e KLGJ e KLP.
Rado zbulon pse u largua nga drejtësia shqiptare dhe si sot ndihmon shqiptarët të emigrojnë ligjërisht drejt Kanadasë.

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.
Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHB...


#E6-Rrëfehet Arjan Ndoja: Pse iu bë atentat, a ka lidhje me botën e krimit, sulmet e Ramës e Braces!
#6
10/03/2025

Ekskluzive: Rrëfehet Arjan Ndoja, atentati në Durrës, përplasjet me Ramën e Braçen, marrëdhënia me Sali Berishën, politika, zgjedhjet, akuzat për “kriminelët”, videoja dhe shumë detaje të tjera.

Na ndiqni...


#E5–SPAK heq nga mbrojtja Fitim Dumanin:“Rikthehesh nëse flet Dashnori”! Familja Nuredinit merr azil
#5
09/19/2025

Në këtë episod të pestë dhe final, mbyllet seria e tretë e rrëfimit tronditës të Fitim Dumanit. Ai flet për: Sigurinë e familjes, thotë se kriminelët kanë gjetur vendndodhjen e prindërve të tij dhe se agjentët e mbrojtjes nuk qëndrojnë te shtëpia dhe as nuk janë të armatosur.
Agjentë të dehur e të patrajnuar, sipas tij, personeli që duhet ta mbrojë nuk garanton asnjë siguri. Momente skandaloze, policia, sipas rrëfimit, i ka dhënë armë Nuredin Dumanit gjatë lëvizjeve për në spital ose në vendngjarje. Familja pa garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin...


#E4: Fitim Dumani: Kush e shpëtoi Taulant Ballën? Lidhja e Metes me 'Pojen". Shullazi 700 mijë euro Dumanit
#4
09/12/2025

Pjesa e dytë e intervistës ekskluzive me Fitim Dumanin në Ma Shqip sjell rrëfime që ai i bën për herë të parë:
Kush, sipas tij, e tërhoqi urdhër-arrestin për Taulant Ballën dhe pse ky i fundit mbron Suel Çelën. Lidhja mes ish-presidentit Ilir Meta dhe Xhevdet Troplinit (Poja), si dhe akuzat për djalin e këtij të fundit, Fatmir Troplini (Miri i Pojës), për disa vrasje të bujshme ne Durres.
Emiljano Shullazi dhe Gent Sharra kanë ofruar 700 mijë euro për të ndalur kamerat e burgut dhe për të tërhequr dëshmi...


#E3-Ekskluzive:Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit rrëfen vr*sjet me pagesë të vëllait! Kush e vrau Talo Çelën?
#3
09/05/2025

Në episodin e tretë të MaShqip me Flamur Vezaj, sjellim një intervistë ekskluzive me Fitim Dumanin, vëllain e vogël të Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që ka pranuar mbi 13 vrasje.

Fitimi, i sapo dalë nga burgu për prostitucion e grabitje, rrëfen:
Atentatet dhe vrasjet me pagesë të kryera nga vëllai i tij.
Si nisi karriera e Nuredinit nga ndërtimi dhe tregtia e fruta-perimeve, tek grabitjet me armë e deri tek ekzekutimet për llogari të grupeve kriminale.
Tradhtinë nga Suel Çela dhe pritën që çoi në arrestim.
Përplasjen dhe prishje...