Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi

32 Episodes
Subscribe

By: Besnike Salihu

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Besnike Salihu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin. Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre. Podcasti trajton...

#32: Shëndeti në rend të parë - Doktoresha Sanije Uka Tërnava dhe menaxherja në QKTGJK, Albana Gashi Mavraj flasin për rëndësinë e të dhuruarit gjak
Last Monday at 2:20 PM

Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe procesin që zhvillohet nga dhurimi i gjakut nga personat vullnet mirë deri te marrja e gjakut nga pacientët. Doktoresha Sanije Uka Tërnava dhe Albana Gashi Mavraj, menaxhere e promovimit të dhurimit të gjakut në Qendrën kanë folur për javën e dhurimit të gjakut dhe rëndësinë që kjo kampanjë, kush mund të dhurojë gjak, si duhet të përgatiten, cili rajon dhuron më shumë, etj.

Mbështetur nga:
- United Hospital
- Uni...


#31: Shëndeti në rend të parë - Kardiologu Jahir Shala flet për shëndetin e zemrës dhe sëmundjet më të shpeshta
06/10/2025

Kardiologu Jahir Shala në këtë podcast ka folur për disa sëmundje të zemrës, si sulmin në zemër, aritmitë, hipertensionin, etj. Ai po ashtu ka treguar se cilat janë disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë probleme me zemrën dhe që shumica e njerëzve i injorojnë, cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, etj.

Mbështetur nga:

- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.

...


#30: Shëndeti në rend të parë - Gjinekologia Merita Demiri flet për shëndetin riprodhues të gruas, ciklin menstrual, menopauzen dhe planifikimin familjar
06/02/2025

Në episodin e 30-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është folur për shëndetin riprodhues të gruas. Doktoresha Merita Demiri ka folur për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike, ciklin menstrual, gjakderdhjet në menopauzë. Ajo po ashtu ka folur për mbarëvajtjen e shtatzënisë, rëndësinë e mbështetjes emocionale për lehonat etj.

Mbështetur nga:

- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.

- Për më shumë: htt


#29: Shëndeti në rend të parë - Fizioterapeuti Feim Gashi flet për shëndetin fizik dhe ndikimin e fizioterapisë
06/02/2025

Në episodin e 29-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, fizioterapeuti Feim Gashi ka folur për dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet muskulore për shkak të qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore dhe mënyrës së jetesës. Gashi po ashtu ka treguar se cilat janë simptomat që tregojnë se një person duhet të kërkoj ndihmë te një fizioterapeut. Ai ka folur për pasojat e qëndrimit të gjatë ulur, herninë diskale, problemet ne nerv shiatik, etj.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosov...


#28: Shëndeti në rend të parë - Nutricistja dhe dieotologia Albulena Shabani Ilazi flet për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm
06/02/2025

Në episodin e kësaj jave të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, nutricistja Albulena Shabani Ilazi ka folur për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, mirëmbajtjen e peshës, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve në organizëm.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com/


- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dheut ësh...


#27: Shëndeti në rend të parë - Hematologu Fitim Gashi flet për sëmundjet e gjakut
06/02/2025

Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet hematologjike (gjakut). Gashi në këtë episod ka folur për përbërjen e gjakut, analizat që na tregojnë gjendjen e përgjithshme, sëmundjet më shpeshta, aneminë, ndikimin e ushqimit, etj. Ai po ashtu ka treguar për simptomat e anemisë si dhe ka dhënë një recetë për të gjithë ata që vuajnë nga pagjakësia.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve...


#26: Shëndeti në rend të parë - Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës flet për të drejtat e pacientëve
06/02/2025

Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për të drejtat e pacientëve, bazën ligjore, ankesat më të shpeshta, e çështje tjera. Kodra ka folur për rolin e Shoqatës, mënyrën e funksionimit, sfidat në sistemin shëndetësor, etj. Ai po ashtu tregoi edhe ankesat më të shpeshta që marrin nga pacientët, sigurimet shëndetësore dhe sistemin informativ shëndetësor.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirë...


#25 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është pediatrja-reumatologe Arbnora Batalli
05/02/2025

Pediatrja reumatologe, Arbnora Batalli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet reumatizmale te fëmijët dhe simptomat që ato japin. Ajo ka folur për rëndësinë e kontrolleve të hershme dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve te fëmijët. Batalli po ashtu ka treguar habinë që paraqesin prindërit kur e kuptojnë se edhe fëmijët mund të kenë sëmundje reumatike.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për pr...


#24 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është psikologia klinike Jeta Deva e cilat flet për autizmin
05/02/2025

Psikologia Jeta Deva në episodin e 24-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” ka folur për autizmin. Ajo ka treguar në detaje simptomat e autizimit, diagnostikimin e trajtimin. Deva më tej ka bërë të ditur sfidat me të cilat hasin fëmijët me spektër autikë dhe familjet e tyre.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com


- E...


#23 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është dermatologia/estetistja Dafina Krasniqi.
05/02/2025

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për mirëmbajtjen e lëkurës. Ajo ka folur për rëndësinë e larjes së duhur të fytyrës, maskat natyrale, aknet, llojet e lëkurës e trajtimet. Ajo po ashtu ka treguar për botoksin që po përdoret kohët e fundit.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqa...


#22 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është neonatologia Teuta Hasbahta
05/02/2025

Neonatologia Teuta Hasbahta ka folur për shëndetin e foshnjave një muajshe. Ajo në këtë podcast ka folur për shëndetin e të porsalindurve, rëndësinë e ushqyerjes me gji, ngërçet e barkut te të porsalindurit, verdhëzën e çështje tjera.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com


- E Bukura e Dheut

- E Buk...


#21 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është instrumentarja shëndetësore Igballe Cakolli
05/02/2025

Instrumentarja shëndetësore Igballe Cakolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka dhënë një rrëfim interesant për punën jetike që bëjnë profesionistët e kësaj fushe. Ajo ka treguar si bëhet përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve. Tutje ajo ka treguar se si puna e tyre është me rëndësi jetike për mbarëvajtjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me...


#20 Shëndeti në rend të parë – i ftuar është reumatologu Besim Demolli i cili flet për sëmundjet reumatizmale
05/02/2025

Reumatologu Besim Demolli ka folur për sëmundjet reumatizmale. Reumatolog ka folur gjerësisht për sëmundjet reumatizmale, për simptomat dhe trajtimet më të fundit. Ai ka treguar rreth sëmundjeve si artriti, dhimbjet e thembrave, fibriomialgjinë, sëmundjen Behçet, pastaj fenomenin Raynad, etj.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com


- E Bukura e Dheut

...


#19 Shëndeti në rend të parë – i ftuar është gjinekologu Memli Morina i cili flet për shëndeti riprodhues të grave
05/02/2025

Gjinekologu Memli Morina tregon për rëndësinë që gratë duhet t’iu kushtojnë kontrolleve sistematike te gjinekologu. Në këtë podcast Morina ka folur për shëndetin riprodhues, ciklin menstrual, ovulimin, infeksionet e ndryshme, cistat, kancerin e qafës së mitrës dhe menopauzën.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com


- E Bukura e Dheut

- E Bu...


#18 Shëndeti në rend të parë – alergologu Enis Halimi flet për alergjitë
05/02/2025

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” alergologu Enis Halimi flet për simptomat e alergjisë, diagnostikimin e tyre dhe trajtimin. Ai flet për alergjitë ndaj polenit, alergjitë e ndryshme ndaj ushqimit, alergjinë ndaj pluhurit të shtëpisë. Në këtë episod Halimi tregon rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të alergjive.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.co...


#17 Shëndeti në rend të parë – nutricistja Urata Rexhepi flet për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm
05/02/2025

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” nutricistja Urata Rexhepi ka folur për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve. Rexhepi ka ndarë këshillat për një regjim ushqimor, dietë të shëndetshme. Ajo po ashtu ka treguar se çfarë duhet të hamë gjatë muajit të Ramazanit. 

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.

- Për më shumë: https://www.muqacompany.com<...


#16 Shëndeti në rend të parë – psikologia Mirjeta Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve
05/02/2025

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme, atë të rritjes së shëndetshme të fëmijëve në aspektin psikik. E ftuar në emision, psikologia Mirjeta Pestisha Deliu ka treguar se cilat janë shenjat e para që tregojnë se një fëmijë mund të ketë vështirësi në shëndetin mendor. Ajo ka treguar se çka janë tantrumet, a përjetojnë fëmijët ankth e depresion, si të menaxhohet etj.

Mbështetur nga:

- Muqa Solar

- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me i...


#15 Shëndeti në rend të parë – logopedia Luljeta Kabashi ka treguar për problemet në të folur te fëmijtë
05/02/2025

Logopedia Luljeta Kabashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka trajtuar çrregullimet e të folurit, gjuhës dhe komunikimit te fëmijët. Ajo ka treguar se cilat janë çrregullime më të shpeshta të të folurit, si menaxhohet belbëzimi, çka është disleksia, e çështje tjera të kësaj natyre, etj.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion i avancuar shëndetësor në Kosovë, që ofron shërbime të specializuara mjekësore.

- Për më shumë: https://www.facebook.com/spitalirezonanca2

- E Bukura e Dheut

- E Bukura e Dhe...


#14 Shëndeti në rend të parë – infektologu Valbon Krasniqi ka folur për sëmundjet infektive
05/02/2025

Infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për infeksionet në organizëm, simptomat që paraqiten, diagnostikimin e trajtimin. Infektologu në këtë podcast ka bërë një dallim mes gripit dhe rrufës/flamës, e cila shpeshherë ngatërrohet. Në këtë podcast, doktori ka folur edhe për meningjitin dhe lisë së ujit.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion i avancuar shëndetësor në Kosovë, që ofron shërbime të specializuara mjekësore.

- Për më shumë: https://www.facebook.com/spita...


#13 Shëndeti në rend të parë – psikologia Antigona Qenaj flet për problemet e shëndetit mendor
05/02/2025

E ftuara e radhës, psikologia Antigona Qenaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë dhe vëmendjen që duhet t’ia kushtojmë shëndetit mendor. Ajo ka treguar se çka janë sulmet e panikut e traumat. Qenaj ka treguar se cilat janë simptomat e depresionit dhe si ndikon stresi në organizëm.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion i avancuar shëndetësor në Kosovë, që ofron shërbime të specializuara mjekësore.

- Për më shumë: https://www.facebook.com/spi...


#12 Shëndeti në rend të parë – mikrobiologia Afërdita Kuçi flet për analizat, parazitët, helikobakterin
05/02/2025

Specialistja e mikrobiologjisë, Afërdita Kuqi në podcastin Shëndeti në rend të parë ka folur për shumë çështje që kanë të bëjnë me mikrobiologjinë. Ajo ja treguar se cilat janë sfidat më të mëdha që përballen mikrobiologët, ka treguar se sa shpesh duhet të bëhen analizat, çka nënkupton një CRP e lartë, ka folur për myshqet e parazitët.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion i avancuar shëndetësor në Kosovë, që ofron shërbime të specializuara mjekësore.

- Për më shumë: https://ww...


#11 Shëndeti në rend të parë – anesteziologu Gazmend Spahija flet për ndikimin e anestezionit në organizëm
05/02/2025

Anesteziologu Gazmend Spahija në një rrëfim interesant në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka sqaruar shumë çështje që ndërlidhen me anestezinë. Ai ka treguar se çka është anestezioni dhe çfarë përbërje ka që na bën të pavetëdijshëm dhe nuk ndiejmë dhimbje, çfarë ndodh me trupin gjatë një procedure anestezike. Spahija po ashtu treguar se si monitorohet gjendja e pacientit gjatë periudhës së anestezisë? A mund të jepet më shumë anestezion se që duhet.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion i avancuar shëndetësor në Koso...


#10 Shëndeti në rend të parë – kirurgu Shkodran Krasniqi flet për kirurgjinë bariatrike dhe obezitetin
05/02/2025

Kirurgu Shkodra Krasniqi në podcatin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për trajtimin e obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe bypass-it të lukthit. Ai ka treguar se qëllimi kryesor i kirurgjisë bariatrike është të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga obeziteti të humbin peshë dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm. Në fund të podcastit po ashtu është folur edhe për problemet me hemorroide, simptomat, trajtimin e rëndësinë e ushqimit për evitimin e tyre.

Mbështetur nga:

- Spitali Rezonanca

- Spitali Rezonanca është një institucion...


#09 Shëndeti në rend të parë – stomatologu Getoar Hoxha ka diskutuar për shëndetin oral.
05/02/2025

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, stomatologu Getoar Hoxha ka folur lidhur me rëndësinë e kujdesit për shëndetin oral. Hoxha ka folur për teknikat më të mira të pastrimit të dhëmbëve, ka sqaruar edhe arsyet pse nuk duhet të përdoren shpëlarësit e gojës pa rekomandim të mjekut, erën e rëndë të gojës. Ai po ashtu ka sqaruar lidhur me atë pse formohet gurët në dhëmbë dhe pse duhet gjithsesi të largohen.


#08 Shëndeti në rend të parë – drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka folur për shëndetësinë në kryeqytet
05/02/2025

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku në podcastin "Shëndeti në rend të parë" ka folur për shërbimet që ofrohen në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, për shërbimin shtëpiak që i ofrohet qytetarëve të cilët për arsye shëndetësore ose të moshës nuk mund të marrin shërbimin në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Një pjesë e bisedës i është kushtuar edhe reduktimit të orarit të pediatrit në QKMF dhe mos ofrimit të shërbimit pediatrit në qendrat tjera të mjekësisë familjare.


#07 Shëndeti në rend të parë – farmacistja Dardana Mehaj përdorimi i antibiotikëve dhe barnave tjera, rreziku nga rezistenca antimikrobike e ruajta adekuate e ilaçeve në shtëpi
05/02/2025

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, drejtoresha e Barnatores Qendrore të QKUK-së, farmacistja Dardana Mehaj ka folur për rëndësinë e përdorimit të barnave në mënyrë të drejtë. Mehaj ka treguar për mënyrën se si duhet të përdoren barnat, si duhet të përdoren antibiotikët, ku duhet të ruhen etj. Ajo po ashtu vëmendje të veçantë i ka dhënë rezistencës mikrobike, si një pandemi e heshtur në të ardhmen.


#06 Shëndeti në rend të parë – urologu Fahredin Veselaj flet për infeksionet urinare, problemet me veshka, urinimin e pakontrolluar, kancerin e prostatës, synetin te djemtë, etj
05/02/2025

Urologu Fahredin Veselaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” në një rrëfim të rëndësishëm ka treguar në detaje problemet urologjike. Ka folur për infeksionet urinare, sëmundjet e veshkave, urinimin e shpeshtë, urinimin e pakontrolluar. Ai në nëntor, në muajin e ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës ka treguar simptomat, diagnostikimin e trajtimin.


#05 Shëndeti në rend të parë – endokrinologu Agron Spahija flet për diabetin, për gjëndrat tiroide dhe problemet hormonale
05/02/2025

Doktor Agron Spahija flet për sëmundjet endokrinologjike. Ai në detaje tregon për sëmundjen e diabetin, diagnostikimin e trajtimin... ai po ashtu flet për kujdesin në ushqim, pastaj problemet me gjëndra tiroide e problemet hormonale.


#04 Shëndeti në rend të parë – otorinolaringologu Xhevdet Latifi dhe Zgjim Lami flasin për problemet shëndetësore me fyt, vesh dhe hundë
05/02/2025

Specialistë të njohur të otorinolaringologjisë Xhevdet Latifi dhe Zgjim Limani flasin për sëmundjet dhe infeksionet e veshit, fytit dhe hundës. Ata flasim për sëmundjet e veshit, kullimi i veshëve te fëmijët, pastrimi i tyre, si t’i evitojmë problemet me vesh gjatë udhëtimit me aeroplan, ushtima në vesh, etj. Po ashtu flasin për problemet me fyt dhe hundë.


#03 Shëndeti në rend të parë – pulmulogia Rukije Mehmeti flet për sëmundjet e mushkërive, bronhitin, tuberkulozin e ndikimin e duhanpirjes
05/02/2025

Pulmulogia Rukije Mehmeti në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet e mushkërive. Mehmeti tregon lidhur me astmën, bronkitin, pneumoninë, tuberkulozin, kancerin e mushkërive, etj. Doktoresha po ashtu shpjegon ndikimin që ka ndotja e ambientit në mushkëri.


#02 Shëndeti në rend të parë – Onkologia Vildana Goga – flet për simptomat, diagnostikimin e trajtimin e kancerit të gjirit
05/02/2025

Doktoresha Vildana Goga në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar në detaje simptomat e kancerit të gjirit. Ajo ka treguar për simptomat e hershme dhe ato të mëvonshme, si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi në Kosovë. Doktoresha Goga ka bërë thirrje për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që ta kemi në dorë shëndetin tonë.


#01 Shëndeti në rend të parë - Historia e Arnisa Osmanit – Përballja me kancerin, diagnostikimi e trajtimi...
03/18/2025

E shëruara nga kanceri i gjirit Arnisa Osmani është mysafirja e parë në podcastin “Shëndeti në rend të parë”. Ajo ka rrëfyer në detaje se si e kuptoi që ishte me kancer, sa ka rëndësi diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi. Osmani po ashtu ka dhënë mesazh për kontrolle sistematike në mënyrë që përballja me sëmundjen të jetë më e lehtë.